Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Nuk shfaqi të gjithë potencialin e tij, lojtari njofton largimin nga...

ZYRTARE/ Nuk shfaqi të gjithë potencialin e tij, lojtari njofton largimin nga Dinamo

Marin Abazaj është larguar zyrtarisht nga skuadra e Dinamos.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike lojtari me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” teksa ka zyrtarizuar këtë “divorc” me blutë e kryeqytetit:

“Dua t’iu informoj që nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Dinamos. Falenderoj të gjithë shokët e ekipit, presidentin Ardian Bardhi, drejtuesit dhe tifozerinë e Dinamos për gjithçka.”, ishte postimi i lojtarit pogradecar.

Arsyeja e largimit nuk është thënë nga Abazaj, por me shumë mundësi është minutazhi i pakët që ka pasur te skuadra e Dinamos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments