Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE SHKODRANET NEPER BOTEXhevahir Sukaj shënon dhe fiton Kupën e Iranit me Sepahanin e tij

Xhevahir Sukaj shënon dhe fiton Kupën e Iranit me Sepahanin e tij

Xhevahir Sukaj është bërë protagonist absolut në fitoren e trofeut të Kupës së Iranit. Bashkë me shqiptarin tjetër Ervin Bulku, kanë luajtur si titullarë në finalen e djeshme ndaj Persepolis, të fituar me penallti 4-2. Në fakt, koha e rregullt përfundoi barazim 1-1 me gola të Karim Ansarifard për Persepolis dhe Sukajt për Sepehanin. Më pas ishin sërish miqtë ata që kaluan në avantazh me anë të Nouri në minutën e 98-të, teksa Gholami, i cili në minutën e 69-të pat zëvendësuar pikërisht Sukajn, arriti të baraspeshojë gjithçka në minutën e 106-të.

Pas 120 minutash lojë, të dyja skuadrat shkojnë te penalltitë, ku i pari për Sepahanin gjuajti Bulku: portieri në njërin krah, topi në tjetrin. Më pas lojtarët e Persepolis gabuan dy penallti, mjaftueshëm që skuadra e dy shqiptarëve t’i gëzohej trofeut të kupës, pa u dashur që të gjuante edhe penalltinë e pestë. Në këtë mënyrë trofetë për Sukajn shtohen në Iran. Pasi është shpallur kampion i këtij vendi sezonin e kaluar, tashmë vjen edhe trofeu i kupës dhe në këtë mënyrë mund të ketë sërish të tjerë trofe pasi Sepahani kërkon edhe titullin kampion këtë sezon.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments