Tërbuni ka zyrtarizuar një tjetër futbollist që do të jetë pjesë e skuadrës në pjesën e mbetur të sezonit. Kështu, bëhet fjalë për të vetmin sportist të huaj që do të ketë në vazhdim në skuadrën e këtij sezoni, egjiptian Ahmed Farid.
Nga sa mësohet, mbrojtësi nga Egjipti ka dhënë një përformancë të mirë gjatë kësaj periudhe që ka qenë në provë, i cili u aktivizua edhe në ndeshjen ndaj Vllaznisë, në miqësoren që u luajt në fillim të janarit në Shkodër.
Farid ishte në provë tek Tërbuni prej disa ditësh, derisa i bindi këta të fundit që mund të japë kontributin e tij në pjesën e mbetur të sezonit për pukjanët.
Me marrjen edhe te ketij lojtari duket se merkatoja e Terbunit tashme do te mbyllet sepse skuadra konsiderohet e perforcuar ne te gjitha repartet.
Maringlen Zhivani