HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi me mungesa të rëndësishme sot, ja formacioni që do jetë kundër...

Laçi me mungesa të rëndësishme sot, ja formacioni që do jetë kundër Vllaznisë

Vllaznia do udhëtojë sot drejt Laçit për tu ndeshur me vendasit në orën 13:45. Një takim që është i vlefshëm për javën e 19-të të kampionatit dhe që parashikohet shumë i fortë.

Mirel Josa duket se po merr masat për takimin kundër shkodranëve, ku do ketë mungesa të rëndësishme në formacionin e tij.

Bëhet fjalë për Julian Shehun i cili është i pezulluar dhe Regi Lushkja tashmë i larguar në drejtim të Sheriff Tiraspol. Por duket se trajneri kryeqytetas e ka ideuar formacionin e tij. Kështu në portë pritet ai që ka qenë zakonisht në javët e fundit, Mario Dajsinani. Mbrojtja me katër futbollistë.

Në të djathtë pritet Roganovic dhe në të majtë Turkaj. Dyshja e qendrës priten te jenë Malota-Velkoski. Ndërhyrjet më të mëdha do jenë në mesfushë ku përkrah Deliut priten edhe Qato e Ujka.

Mazrekaj dhe Zarubica nga krahët e sulmit pritet të mbështesin Guindo i cili është edhe golashënuesi më i mirë me 10 gola.

Ky pritet të jetë edhe formacioni i laçianëve sot. Në një përballje kundër Vllaznisë që mund të vendosë shumë në fatet e sezonit për të dy skuadrat.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments