Tuesday, February 3, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMurlani U17 pëson një tjetër humbje në kampionat

Murlani U17 pëson një tjetër humbje në kampionat

Albanet U-17 është treguar e pamëshirshme ndaj Murlanit U17, duke fituar me shifrat 7-3. Në këtë takim, për ekipin vendas ka shpërthyer futbollisti Vladi, me tre gola të realizuar.

Çala, Hysenlikaj dhe Zeqaj shënuan sërish për Albanet U-17, por gjithashtu shënoi edhe Cara, në pjesën e dytë, duke plotësuar goleadën.

Për Murlanin realizuan Preza dhe Dani, shto këtu edhe autogolin e Hysenlikajt, duke vulosur kështu rezultatin tenistik.

Pas kësaj ndeshje, Murlani U17 renditet në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit, me vetëm 6 pikë. Vete perberja qe ka ky ekip me djem shume te rinj, ben qe ai te mos zhvilloje nje sezon ashtu si duhet, krejt ndryshe nga ekipi U19.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments