Kategoria e Dytë ka zhvilluar sot ndeshjet e mbetura për javën e 16-të. Kështu, në grupin A, Veleçiku ka fituar 7-0 me Internacional Tiranën, një ndeshje, e cila nuk ka dhuruar një rivalitet të fortë. Futbollistët koplikas kanë fituar pa shumë vështirësi me rezultatin e thellë 7-0.

Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e dytë, teksa tre gola janë shënuar Dibra, ndërsa më pas kanë ardhur edhe katër të tjerë, të cilët kanë patur autorësinë e Banushajt, Shekajt, Elbasanit dhe Begës.

Në këtë mënyrë, Veleçiku ka arritur fitoren e pestë rradhazi në kampionat dhe renditet në vendin e dytë, me 35 pikë. Për trajnerin e tij, Haris Lika, gjatë prononcimeve të mëparshme për mediat, ky është një objektiv mëse i arritshëm, nisur nga përbërja që ka skuadra dhe mënyra si punohet.

Në këtë kampionat, Veleçiku ka fituar 11 ndeshje, barazuar vetëm 2 dhe ka humbur edhe tre takime. Koplikasit do të luftojnë fort deri në fund të sezonit për t’u ngjitur në Kategorinë e Parê.
Maringlen ZHIVANI