Scutari U17 ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionatin e Kategorisë së Parë, teksa ka mundur 0-1 në transfertë ekipin e Burrelit

Ekipi shkodran, i drejtuar nga trajneri Erion Hasaj, duket se këtë sezon do të ketë pretendimet e veta, teksa renditet në vendin e dytë, dy pikë pas Basanias, që kryeson renditjen e klasifikimit.

Kështu, pas kësaj ndeshje, Scutari i merr vendin e dytë Burrelit dhe “i bën nder” Basanias, që tashmë mbetet në vendin e parë.

Në fakt, goli i vetëm i ndeshjes, është shënuar nga ana e Klodjan Çekaj, teksa ka shënuar në minutën e 39-të, të pjesës së parë.

Pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve, deri në fund, ndeshja nuk ka prodhuar gol tjetër, duke bërë që i gjithë takimi të mbyllet në shifrat 0-1, në favor të Scutarit.
Maringlen ZHIVANI