HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERoland Luçi: Vllaznia- Edon Hasani 1-2. Kështu është kur merr të huaj...

Roland Luçi: Vllaznia- Edon Hasani 1-2. Kështu është kur merr të huaj dhe harron shkodranët

Mjafton nje humbje dhe ne Shkoder menjehere kritikat qe leshohen ne adrese te futbollisteve, stafit teknik dhe drejtuesve, jane te pafund.

Keshtu ka ndodhur edhe mbremjen e sotme pas humbje 1-2 brenda ne “Loro Boriçi” ndaj Kastriotit. Zemerimi ne rradhet e shkodranet ka qene jashtezakonisht i madh.

Por nderkohe ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise, Roland Luçi, permes nje postimi ne rrjetet sociale eshte ndalur tek ardhja e lojtareve te huaj tek kjo skuader dhe “injorimi” i shkodraneve qe vijne dhe i mundin brenda ne Shkoder.

Ai e ka patur fjalen per Edon Hasanin i cili i shenoi te dy golat ne ndeshjen e sotme duke mundur Vllaznine dhe duke i dhene fitoren skuadres se tij.

“Keshtu eshte kur kerkon lojtare ne Serbi, Mal te Zi, Bosnje, Maqedoni, Afrike e Amerike dhe harron ata qe jane lindur e rritur ne mes te Shkodres. Vllaznia – Edon Hasani 1-2”- shkruan Luçi ne postimin e tij ne rrjetet sociale./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments