Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia ende pa asnjë objektiv të arritur, presidenti Xhaferi gjithnjë pranë skuadrës

Vllaznia ende pa asnjë objektiv të arritur, presidenti Xhaferi gjithnjë pranë skuadrës

Pas ndeshjes ndaj Partizanit, ekipi i Vllaznisë i është rikthyer pasditën e sotme sërish fushës së stërvitjes. Futbollistët shkodranë nën drejtimin e stafit teknik kanë vijuar përgatitjet për sfidën e rradhës, atë që do të luajnë të dielën ndaj Teutës.

Megjithatë, në seancën stërvitore të Vllaznisë ditën e sotme, i pranishëm ka qenë edhe presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferi për të takuar futbollistët dhe trajnerët Plori-Miloti-Lekiqi.

Numri 1 i klubit shkodran ka udhëtuar drejt fushës sportive të Golemit në kompleksin Hasaj dhe e ka ndjekur nga afër seancën stërvitore të ekipit, që nga fillimi dhe deri në fund.

Fakti që po afrohet fundi i sezonit, e bën garën edhe më të vështirë dhe sigurisht që Vllaznia ka nevojë për ta patur më afër presidentin Xhaferi dhe ai po e bën këtë gjë.

Vllaznia do të luajë të dielën në Durrës ndaj Teutës dhe numri 1 i kluvit ka besim se, pavarësisht problemeve me mungesat e lojtarëve, Vllaznia do ia dalë të marrë pikë.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments