Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMungoi me Çelsin, Armando Broja rikthehet titullar sot ndaj Arsenalit

Mungoi me Çelsin, Armando Broja rikthehet titullar sot ndaj Arsenalit

Armando Broja pritet të rikthehet titullar sot në sulmin e Sauthemptonit në ndeshjen kundër Arsenalit.

Sulmuesi mungoi ndaj Çelsit javën e shkuar pasi nuk mund të luajë kundër skuadrës që i zotëron kartonin.

20-vjeçari, i cili ka shënuar 9 gola për “Shenjtorët” këtë sezon, nuk feston në Premier Ligë që prej golit kundër Totenhemit në fillim të muajit shkurt.

Ai do të përpiqet të ndryshojë edhe kursin negativ të skuadrës së Hazenhytelit që ka humbur 5 nga 6 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Por me 3 humbje në katër ndeshje, as Arsenali nuk është duke kaluar periudhën më të mirë në garën për t’u renditur në vendin e katërt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments