Teksa “Arena Kombëtare” po shkon drejt përfundimit, si një stadium modern dhe me parametra europiane, edhe pse është bërë një debat i madh për kullën në këtë impiant, vjen një tjetër denoncim, për një tjetër kullë.

Në një status në Facebook, është këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, që denoncon, se Bashkia e Tiranës dhe Qeveria, po mendojnë që të shembin impiantin aktual, dhe të ndërtojnë një të ri, po me kullë.

REAGIMI I Këshilltarit të PD

Nje Kulle e Re ne Tirane !!!

Shume shpejt Tirana do te kete nje Kulle Tjeter me Stadium.

Bashkia dhe Rilindja ia kane vene syrin stadiumit “Dinamo”.
Do ta shembin dhe do te ndertojne nje Kulle me Stadium perreth.

Grupi i punes ,”konfidencialisht”,ka filluar pune.

Proceduren e njihni.

Thase me euro per tu pastruar.
Zgjidhet biznesi i sigurte.
Propozohet PPP (si puna e Teatrit)
Fillon propoganda denigruese dhe socrealiste per Tiranen e Re.
Behet ligj special ne parlament.
Fillon ndertimi,pastrohen eurot.
Tirana ka nje kulle me shume.

Te gjthe jane te lumtur.

Dhe mos harroni…pas nje viti,Votoni prape Rilindjen.