HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkënderbeu thuajse i rënë nga kategoria, kapiteni Zguro shpërthen në lot dhe...

Skënderbeu thuajse i rënë nga kategoria, kapiteni Zguro shpërthen në lot dhe nuk largohet nga fusha e lojës

Skënderbeu u mposht në shtëpi nga Egnatia me rezultatin 0-1. Sfida e vlefshme për javën e 30-të ishte mjaft e luftuar, por në fund pa si fitues rrogozhinasit që vazhdojnë rrugën drejt mbijetesës.

Ndërsa për korçarët duket çështje e mbyllur pasi mbajnë vendin e fundit, 13 pikë larg Egnatias. Jo vetëm tifozët po e përjetojnë shumë këtë situatë, por dhe kapiteni i ekipit Vangjel Zguro.

Ai është parë në lot në fund të takimit me Egnatian duke mos e lënë fushën e lojës si shokët e tjerë të ekipit. Më pas u drejtua te tifozët në shenjë pendese duke kërkuar falje. Zguro njihet si një ndër lojtarët më luftarak të ekipit.

Kujtojme qe javen e ardhshme Skenderbeu do te udhetoje drejt Shkodres per te luajtur ndeshjen e rradhes ndaj Vllaznise. Kjo e fundit ka jave qe nuk fiton dhe si rrjedhoje ka shansin me te mire per ta marre ate ndaj korçareve ne kete moment shume te keq te tyre.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments