Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia ‘e dënuar’ për të fituar sot ndaj Kastriotit

Vllaznia ‘e dënuar’ për të fituar sot ndaj Kastriotit

Vllaznia do ta mbylle sot me Superioren, ku nuk mundi te arrinte synimet maksimale te saj ne kete sezon. Nese nuk arrihet Europa, do te jete nje deshtim i madh per shkodranet, te cilet e nisen kampionatin me pretendime te tjera, duke investuar jo pak.

Ndeshja me Kastriotin eshte e rendesishme, teksa drejtuesit kuqeblu duan qe skuadra ta fitoje edhe kete 90-minutesh te fundit.

Megjithate, me shume ne kampin shkodran po mendohet per finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Laçit, por fillimisht duhet fituar ndeshja e sotme ndaj Kastriotit.

Nderkohe, Mirel Josa mbetet i konfirmuar ne stolin e Vllaznise edhe per sezonin e ardhshem. Ai e ka shprehur qarte edhe vete se deshiron ta vazhdoje projektin me kuqeblute per rikthimin e Vllaznise te trofete dhe synimin per te fituar Kupen e Shqiperise.

Dilemat me te medha lidhen me grupin e futbollisteve, qe detyrimisht nuk do te pesoje shume ndryshime, me perjashtim te futbollisteve te huaj. Pas ndeshjes finale me Laçin, do te qartesohen shume gjera ne kete drejtim.

Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments