HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPritej firma me Vllazninë, por Da Silva 'tundohet' edhe nga Partizani

Pritej firma me Vllazninë, por Da Silva ‘tundohet’ edhe nga Partizani

Victor da Silva është në mëdyshje për sezonin që vjen. Fantazisti i Vllznisë ka edhe 28 ditë kontratë me shkodranët, teksa ende zyrtarisht nuk e ka vendosur të ardhmen.

Dy vitet si fitues i Kupës me Vllazninë dhe loja e mirë e brazilianit ka bërë që presidenti Alban Xhaferi t’i propozojë lojtarit rinovimin edhe me një tjetër vit, Nje lajm i tille eshte publikuar mbreme nga “Shkodra Sport” por gjerat mund te marrin tjeter rruge ne vijim.

Kjo sepse në garë per te është futur Partizani. Arsyeja eshte e thjeshte: Menaxheri i lojtarit eshte Elton Marini, njeriu qe dje u emerua ne postin e drejtorit sportiv tek te kuqte dhe ai me shume mundesi do te tentoje ta marre ne skuadren e tij brazilianin.

Demat i pëlqejnë cilësitë e 27 vjeçarit dhe kanë dashur t’i “prishin mendjen”, megjithëse informacionet e fundit që vijnë nga Shkodra bëjnë me dije se parimisht Da Silva dhe Vllaznia kanë rënë dakord për një tjetër sezon. Derisa të ketë firmë në kontratë, asgjë nuk është e sigurt në merkato.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments