HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShtubina merr një tjetër shkodran te Egnatia. Prezantohet Abdurrahman Fangaj

Shtubina merr një tjetër shkodran te Egnatia. Prezantohet Abdurrahman Fangaj

Pas portierit Alen Sherri, drejtori Ndriçim Shtubina ka marre tek Egnatia nje tjeter futbollist shkodran. Kete here behet fjale per mbrojtesin Abdurrahman Fangaj. Prezantimi i tij eshte bere pasditen e sotme nga ana e presidentit Demrozi.

24- vjeçari është produkt i akademisë së Vllaznisë, ndërsa ka luajtur dhe për Tërbunin me Laçin më parë, para se të kthehej te Vllaznia 2 sezonet e fundit. Mungesa e minutave sezonin e fundit bëri që shkodrani të shihte për aventurë të re dhe mesa duket do jetë sërish pjesë e elitës së futbollit shqiptar.

Ne fakt fillimisht u perfol kalimi i tij tek Flamurtari i Vlores, skuadres qe insistonte prej kohesh per te marre sherbimet e tij, e me pas u permend edhe emri i Teutes, por ne fund ka zgjedhur Egnatian.

Nuk dihet arsyeja e kesaj zgjedhje, ndoshta oferta financiare, por ndoshta edhe garancia me e madhe per aktivizim por tashme eshte zyrtare qe Fangaj per dy vitet e ardhshme do te jete pjese e rrogozhinasve.

Me kete skuader, ai shpreson shume qe te rikape edhe njehere tjeter formen e tij me te mire, per te treguar ato vlera qe pat treguar edhe tek ekipi i Laçit./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments