HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTESulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta gjen ekip. Firmos jo shumë larg Shijakut

Sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta gjen ekip. Firmos jo shumë larg Shijakut

Vora pa frena në merkato, teksa këtë herë ka zyrtarizuar edhe dy afrime të tjera.

Jasmin Raboshta, golashënuesi më i mirë i Erzenit që u ngjit në Superiore, ka firmosur për dy vite me Vorën. Shkodrani është një prurje cilësore për Vorën, e cila do të tentojë menjëherë rikthimin në Kategorinë e Parë.

Në sezonin e kaluar ai arriti të shënonte 14 gola. Por jo vetëm Raboshta, pasi Vora ka zyrtarizuar edhe portierin Isli Hidi, i cili ka një karrierë të madhe futbollistike. Pas mbylljes së aventurës po me Erzenin, Hidi nga sezoni i ri do të mbrojë katërkëndorin e Vorës.

STRATEGJIA – Me afrimet e fundit Vora po krijon një ekip me strategji të qartë, dhe synimi patjetër që do të jetë ngjitja direkt në Kategorinë e parë. Nga Bashkia e Vorës kanë siguruar mbështetje të plotë për klubin si dhe financa të shëndosha për të gjithë sezonin e ri.

Pas afrimit të Artan Mërgjyshit si trajner dhe Eldiano Topit si administrator i klubit, më parë kanë firmosur edhe mesfushori Orjan Xhemalaj që erdhi nga Erzeni.

Gjithashtu nga Superiorja është afruar Artur Magani që ishte pjesë e Egnatias, mbrojtësi i majtë i Skënderbeut Jurgen Vrapi, qendërmbrojtësi Eglentin Gjoni nga Ulpiana në Kosovë, Okseold Sefa nga akademia e Tiranës dhe mbrojtësi Amri Kallaku nga Iliria.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments