Nëse presidenti i Craiovas nuk e diskuton dhe as dëshiron që ta mendojë eliminimin nga Vllaznia, vetë aktorët që janë në fushën e blertë, lojtarët, nuk mund ta anashkalojnë si mundësi.

Mbrojtësi i ekipit rumun, Valerica Gaman, ka guxuar disi duke dalë në përfundim se çfarë mund të ndodhi nëse ekipi shqiptar i heq nga Conference League.

Sipas Gaman, pavarësisht tronditjes së madhe që do të shkaktohet, në fund të fundit nuk do të ketë asnjë ekstrem pasi jemi në vitin 2022.

“Kjo është një ndeshje e rëndësishme që ne duhet ta fitojmë, kaq e thjeshtë. Këtu janë kërkesat e larta, shpresoj të dalim fitimtar. Na kanë bashkuar edhe këto rezultatet e fundit.

Në momentet e vështira shihen edhe njerëzit e fortë. Ne jemi profesionist, duhet të bëjmë detyrën për klubin që na paguan. Nëse ndodh që të eliminohemi, askush nuk do të na këpusë qafën, jemi në 2022, të qytetëruar. Ky është futbolli dhe ndodh gjithçka”, tha Gaman. /Sport Ekspres/