HomeFUTBOLLFitoi Kupën e Shqipërisë me Kukësin, braziliani në radarin e vlonjatëve

Fitoi Kupën e Shqipërisë me Kukësin, braziliani në radarin e vlonjatëve

Flamurtari është në kërkim të një lojtari që mund të zgjidhë problemin me golin.

Prej ditësh ekipi është vënë në lëvizje duke kërkuar lojtar të cilët mund të rrisin kualitetin e ekipit, për të arritur objektivat që kanë vendosur drejtuesit. Në skenë ka dalë një emër i njohur për kampionatin shqiptar, Erick Flores.

Flores ka qenë pjesë e Kukësit në sezonin 2015-2016 ku dhe ka arritur të fitoj Kupën e Shqipërisë.

33 vjeçari brazilian regjistron statistika të mira në periudhën që është aktivizuar në Superligë, ku ka arritur të regjistrojë 38 ndeshje duke shënuar 8 gola dhe 5 asist. Flores duket që shumë shpejt do të rikthehet edhe njëherë në Shqipëri, kësaj here te Flamurtari.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments