HomeKRYESORENë Itali e bëjnë të kryer largimin e Rejës, gjejnë pasardhësin për...

Në Itali e bëjnë të kryer largimin e Rejës, gjejnë pasardhësin për kombëtaren shqiptare

Do të jetë apo jo në krye të pankinës së Kombëtares? Kjo është pyetja që prej ditësh mbizotëron në opinionin sportiv për trajnerin Edy Reja.

Italianit i përfundon kontrata në muajin nëntor. Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit doli në një komunikatë për shtyp duke e konfirmuar, mediet në Itali i hedhin sërish benzinë zjarrit.

Sot, “Gazzetta dello Sport” raporton se Luigi Di Biagio mund të jetë trajneri i ri i përfaqësueses kuqezi. Sipas medias në fjalë, presidenti Armand Duka e pëlqen shumë 51-vjeçarin dhe në javët e ardhshme mund të ketë një marrëveshje mes palëve.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë, teksa FSHF-ja e përjashtoi mundësinë e largimit të Rejës për trajnerin Di Biagio./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments