HomeKRYESOREGranada 'shkatërron' Gijon, Uzuni dhuron asist dhe realizon dy super gola

Granada ‘shkatërron’ Gijon, Uzuni dhuron asist dhe realizon dy super gola

Myrto Uzuni është kthyer në emrin më të diskutuar të La Liga 2, duke kryesuar renditjen e golashënuesve të këtij kampionati, ndërsa në 9 ndeshje ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 1 asist.

Sulmuesi shqiptar luajti për plot 65 minuta dhe ishte protagonist absolut në takimin e javës së 10 të La Liga 2 për Granada-n, që fitoi me 5 gola ndaj Gijon në “Estadio Nuevo Los Carmenes”.

Në minutën e 6’ Uzuni i dhuroi një super asist Puertas, që e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë, duke zhbllokuar rezultatin. Më pas në minutën e 27’ sulmuesi shqiptar e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Në pjesën e dytë vendasit do të realizonin edhe 3 gola të tjerë. Uzuni realizoi dopietë personale dhe golin e tretë për ekipin e tij me një perlë të vërtetë në minutën e 50’. Teksa në minutën e 61’ ishte Callejon ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës dhe realizoi golin e katërt për Granada-n.

Trajneri Karanka vendosi që ta nxirrte Uzunin në minutën e 65’ nga fusha e lojës, vendim që u duk se u mor nga tekniku spanjoll për të mos e sforcuar më tej shqiptarin, duke qenë se kishte dominim absolut të sfidës.

Rezultati i këtij takimi u vulos në minutën e 85’ me Perea që shënoi golin e pestë për vendasit.Pas javës së 10-të Granada ngjitet në vend të pestë me 17 pikë, teksa Gijon zbret në vend të nëntë me 15 pikë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments