itoret rradhazi kundër Kastriotit dhe Laçit kanë risjellë edhe njëherë entuziasmin tek Vllaznia. Kuqeblutë duket se kanë lënë pas zhgënjimet e fillim sezonit dhe tashmë duken në rrugën e mbarë. Por kampionati vijon dhe vështirësohet me kalendarin që do ngjeshet shumë.

Vllaznia do ketë dy përballje shumë të forta në javët e ardhshme. Si fillim shkodranët do luajnë në transfertë kundër Teutes të premten e më pas të mërkurën do presin skuadrën e Partizanit në Shkodër. Për të motivuar skuadrën, presidenca dhe drejtuesit e saj kanë vendosur premio.

Në rast se Vllaznia do arrijë të marrë dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme, do ketë një premio prej 5000 eurosh. Një motivim ekstra për të gjithë futbollistët. Duke parë edhe rëndësinë dhe vështirësinë e dy ndeshjeve të ardhshme, drejtuesit kuqeblu duan të mbajnë sa më lart moralin e skuadrës.

Kjo edhe duke ofruar premio për ndeshjet që vijojnë. Tashmë mbetet vetëm të shohim vetëm rezultatet e Vllaznisë nëse skuadra do vijojë në rrugën e fitores dhe në ngjitjen akoma më tepër në tabelën e klasifikimit.

ENDRI CINARI