Teuta dhe Vllaznia do luajnë të premte në 16:45 për javën e 11 të Superligës. Sfida do zhvillohet në “Elbasan Arena”, kjo për shkak se stadiumi në Durrës ende nuk ka mbaruar rinovimin e fushës.

Për këtë duel, trajneri I kuqebluve Brdaric ka lënë dy ditë pushim skuadrën.

Fitorja me Laçin ka ndryshuar ambientin në Shkodër, me kroato-gjermanin që do ketë të gjithë grupin në dispozicion. Sot shkodranët do mendojnë për kampionët, që në stol do kenë Renato Arapin.

Trajneri i ri do debutojë në fushë neutrale, teksa u prezantua dje përpara medieve. Për këtë duel, Teuta do ketë jashtë Albano Aleksin të pezulluar për kartona./newsport/