HomeKRYESORENdeshja Katar-Ekuador 'pa interes'/ Shumë stola të boshatisur, tifozët latino-amerikanë të revoltuar:...

Ndeshja Katar-Ekuador ‘pa interes’/ Shumë stola të boshatisur, tifozët latino-amerikanë të revoltuar: Duam birra, duam birra

Një botëror shumë ndryshe nga të tjerët. Katar 2022 “çeli siparin” sot me ndeshjen hapëse mes ekipit të vendit organizator dhe Ekuadorit.

Pavarësisht se është aktiviteti më i rëndësishëm sportiv në të gjithë botën, ky edicion duket se nuk e ka atë magjinë e botërorëve të kaluar.

Ndeshja e parë, nuk ka arritur që të tërheqë as tifozët vendas, aq sa shumë pjesë të stadiumit “Al Bait” janë të boshatisura.

Gazetari Adam Leventhal i medias britanike “The Atletic” ka publikuar disa foto nga stadiumi në minutën e 61’ të ndeshjes.

 Siç shihet nga pamjet, shumë prej ndenjësve ishin të boshatisura. Një tjetër fakt që duket se ka “mërzitur” tifozët është edhe ndalimi i pijeve alkoolike brenda stadiumit.

Një vendim i FIFA-s vetëm pak ditë përpara nisjes, nuk është pritur mirë nga fansat, të cilët e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre gjatë ndeshjes Katar-Ekuador. Në një video të publikuar nga mediat e huaja, shfaqen tifozët e Ekuadorit të cilët bërtasin “duam birra, duam birra”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments