Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLMOSHATAkademia Vllaznia nis punën të hënën. Pritet fluks rregjistrimesh të reja

Akademia Vllaznia nis punën të hënën. Pritet fluks rregjistrimesh të reja

Ekipet e Akademisë Vllaznisë do të nisin të hënën punën për sezonin e ri futbollistik. Pas një muaji pushimesh, trajnerët dhe sportistët do të zbresin në fushën “Reshit Rusi” ditën e parë të javës që vjen për t’u njohur me trajnerët që do t’i drejtojnë dhe për të bërë planet për vazhdimësinë. Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes një njoftimi që vetë klubi shkodran ka bërë në faqen e tij zyrtare.

Ato kanë njoftuar të gjithë futbollistët e rregjistruar por edhe të tjerë që kanë dëshirë të jenë pjesë e Akademisë Vllaznisë, të jenë të pranishëm të hënën në orën 16.00 për nisjen e stërvitjes. Bëhet fjalë për të gjithë futbollistët nga mosha 8-15 vjeç sepse siç dihet, ekipet U-17 dhe U-19 kanë filluar prej një muaji stërvitjen. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se ka një fluks kërkesash të reja për rregjitrime në ekipet e ndryshme të kësaj Akademie. Një interesim i tillë padyshim që vjen nga puna cilësorë që bëhet në këto ekipe por edhe rezultatet që ato kanë patur.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments