Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë ishte i dhimbshëm për Vllazninë, por disfata me Kamzën kaloi me dhimbje edhe për kapitenin shkodran, Gilman Lika i cili nuk ka arritur dot ta çoje deri ne fund kete ndeshje.

Ai u godit me bërryl në zonën e mollëzave nga mbrojtësi Qaqi, duke u larguar menjëherë nga vijat kufizuese. Pasi mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor, mbrojtësi iu drejt Spitalit Ushtarak për ndihmë më të specializuar.

Sipas stafit mjekësor, kapiteni shkodran pritet të humbas takimin e kësaj fundjave, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe një mungesë më e gjatë.

Ne kete menyre tashme trajneri Lika ndoshta duhet t’i beje llogarite pa kapitenin, gjithsesi duhet pritur edhe pak dite para se te dale vendimi perfundimtar nga ana e stafit mjekesor./newsport/