Në Spanjë, klubet kanë nisur stërvitjen individuale të futbollistëve para se të sigurohen për t’u stërvitur në grup. Duke parë situatën e rëndë nga koronavirusi, klubet kanë marrë masat maksimale për të respektuar rregullat e për të mos ndihmuar një përhapje të infektimit. Ndaj, dhe protokolli është shumë i rreptë.

Një nga pikat e protokollit thekson se lojtarët nuk duhet të ndërrojnë makinën kur vijnë për në stërvitje dhe duhet të përdorin vetëm një model.

Megjithatë, futbollistët të cilët nuk kanë vetëm një automjet e kanë të pamundur të mos ndërrojnë markat e tyre çdo ditë dhe në këtë “kurth” ka rënë edhe mesfushori Artur Melo.

Braziliani është paraqitur me një tjetër veturë nga ajo e pak ditëve më parë dhe një gjest i tillë zemëron klubin, i cili mund të vendosë ta pezullojë apo sanksionojë lojtarin. Kujtojmë që Artur është i përfshirë edhe në merkato, teksa Barcelona është shprehur e hapur për të pritur oferta, sidomos nga ana e Juventusit. /VipSport