HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMezani luan stolin nga Vllaznia, ja formacioni që pritet të luajë Laçi...

Mezani luan stolin nga Vllaznia, ja formacioni që pritet të luajë Laçi sot

Vllaznia do udhëtojë sot drejt Laçit për tu ndeshur me vendasit në kuadër të javës së 26-të të Superiores. Një duel që në sezonet e fundit është cilësuar si derbi i veriut, me laçianët që kanë qenë një faktor në Superiore. E sot kurbinasit ndoshta ndodhen në gjendjen më të dobët që prej ngjitjes në elitë, ku po luftojnë për mbijetesën.

E trajneri Mezani ndoshta ka shansin e fundit sot ndaj shkodranëve për të shpëtuar pankinën e tij. Duket se vlonjati ka hartuar edhe planin për të ndalur ekipin e Joses, me formacionin që pritet të hedhë në fushë. Kështu në portë pritet i rikthyeri, Gentian Selmani që ka qenë titullar që pas ardhjes në janar. Në mbrojtje emra si: Roganovic dhe Turkaj nga krahët duken të paprekshëm.

E ndërsa repartin e prapavijës pritet ta përbëjnë edhe Duka e Marku, dy lojtarë me pak eksperiencë në Superiore. Në mesfushë Babatunde dhe Ujka që janë titullarët e zakonshëm pritet të kompletohen edhe nga Spahiu. Në sulm i sigurtë duket aktivizimi i Shkurtajt, që duket se fiton balotazhin me Guindon.

Vlonjati po ashtu do ketë mbështetjen edhe të Mazrekajt dhe Manellarit nga krahët. Ky pritet të jetë edhe formacioni startues i Laçit sot kundër Vllaznisë. Me duelin që do startojë në orën 13:00 dhe që pritet me të vërtetë të sjellë emocione për të gjithë.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments