HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREI lumtur për ftesën në kombëtare, Andi Hadroj: Idhulli? Elseid Hysaj, kush...

I lumtur për ftesën në kombëtare, Andi Hadroj: Idhulli? Elseid Hysaj, kush tjetër

Edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit, te cilen Partizani e fitoi me rezultatin 4-1, ai beri paraqitjen e tij te zakonshme duke shkelqyer ne krahun e djathte. Andi Hadroj padyshim qe po kalon momente shume te lumtura, per me teper tani qe i ka ardhur edhe ftesa e kombetares.

Ai foli për mikrofonat e Oversport pas fitores me Kastriotin ku u pyet për ftesën e Kombëtares. Hadroj premton se do të japë maksimumin që të mbajë lart flamurin e Superiores.

I vetmi me kombëtaren nga Superiorja, si ndihesh? “Falenderoj Partizanin dhe ekipet më përpara. Pa Partizanin nuk do isha këtu. Falenderoj këmbët e mia. Jam i lumtur. Është ëndërr, jam krenar. Shpresoj të kem minuta, me shpresë të zotit, të shohim fillimisht stërvitjen e parë.

Synimi i parë është të bëj maksimumin këtu te Partizani. Do bëj maksimumin të kapim titullin më pas Europën. Shembull nga Kombëtarja? Normalisht, Elseid Hysaj kush tjetër”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments