Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREJa cilët janë 25 futbollistët e federuar me "Vllazninë B"

Ja cilët janë 25 futbollistët e federuar me “Vllazninë B”

Ditën e sotme është mbyllur gjithçka sa i takon federimit të ekipit “Vllaznia B” që do të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së parë në sezonin e ri. Klubi shkodran në orët e mbrëmjes ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do ta përbëjnë atë. Nga sa zbulohet, në këtë listë të trajnerit Ervis Kraja, bëjnë pjesë 25 futbollistë.

Në mes tyre, shumica padyshim që janë kontigjent i sezonit të kaluar duke filluar nga portierët Vjerdha e Hasani dhe për të vazhduar me Ruqin, Kolën, Balajn, Begën, Mehjen, Djepaxhinë, Hallunajn, Dibrën, Erkoçeviq, Hajdarin e me rradhë. Por interesant është fakti se këtyre emrave i janë shtuar edhe të tjerë me një CV të pasur si mbrojtësi Pelinku që pas aktivizimit me Korabin dhe sezonin e kaluar në Greqi, rikthehet të jetë pjesë e Vllaznisë B. Po ashtu, pjesë e këtij ekipi do të jetë edhe Bekim Dema, një lojtar që përveç Vllaznisë, është aktivizuar edhe me Skënderbeun, Kukësi dhe Laçin. Ja lista e plotë e këtij ekipi:

Me këtë përbërje, Vllaznia B synon të renditet në mes pesë ekipeve të para në grupin A. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë megjithatë me këta futbollistë dhe me punën që po bën stafi teknik, padyshim që do të kërkohet të arrihet ky objektiv.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments