HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT / Tirana vendos formacionin për ndeshjen kundër Vllaznisë, ja...

LAJMI I FUNDIT / Tirana vendos formacionin për ndeshjen kundër Vllaznisë, ja 11-shja e trajnerit Shehi

Ekipi i Tiranës ka përfunduar pasditën e sotme stërvitjen e fundit për transfertën me Vllazninë. Në këtë mënyrë, trajneri Orges Shehi ka nisur për të menduar për formacionin që do të luajë pasditën e nesërme në sfidën me shkodranët.

Me të gjitha gjasat, Tirana do të luajë me një 4-3-3 ndaj Vllaznisë. Kështu, Bekaj do të jetë në portë. Në mbrojtje Toshevski, Behiratche, Najdovski dhe Përgjoni. Në mesfushë Deliu, Aleksi dhe Lushkja. Në sulm Hasani, Abazaj dhe Haxhiu. Kjo do të jetë 11-shja Shehit.

Rikujtojmë që, skuadra e Orges Shehit nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje përballë Vllaznisë këtë sezon, ndërsa kanë marrë vetëm një barazim dhe dy humbje.

Kryeqytetasit do të kërkojnë të bëjnë maksimumin në këtë duel, pse jo të marrin edhe fitoren e parë ndaj tyre për sezonin 2022-2023. /Maringlen ZHIVANI/

Formacioni i Tiranës (4-3-3): Bekaj, Toshevski, Behiratche, Najdovski, Përgjoni, Deliu, Aleksi, Lushkja, Hasani, Abazaj, Haxhiu Tr: Orges Shehi

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments