Ahmet Kryeziu ka qene nje nder veteranet e atletikes shkodrane i cili dy dite me pare u nderua me “Mirenjohje” nga Bashkia Shkoder, gjate kupes “Nderi i Figurave” organizuar ne nderim te dy ish- trajnereve Gezim Mema dhe Vildan Tufi.

Kryeziu, si nje pjestar i nje familje sportive ka kontribuar per atletiken shkodran fillimisht si sportist ne garat e distancave te gjata ne vitet 1965- 1982 dhe me pas edhe si trajner ne vitet 1982-1994.

Duke folur per “Shkodra Sport” pas ketij nderimi te bere, ai shprehet: “I jam mirenjohes gjithe stafit drejtues te sportit ne Bashkine Shkoder qe na kujtuan dhe na respektuan. Kemi dhene shume per sportin, qofte si atlet, qofte si trajner apo dhe si sportdashes.

Madje, me kedo qe bisedoj, u them se kemi lindur ne shtepi dhe jemi rritur ne sport. Kemi qene 5 vellezer dhe 4 prej nesh jemi marre me sport. Nazmia ka qene kampion dhe rekordmen ne atletike e po ashtu edhe Mjeshter i Merituar i Sportit. Ismeti po ashtu, Vili po e po si dhe une qe perpos si sportist, e ka vazhduar karrieren edhe si trajner.

Me shume sesa si sportist, jam me shume i kenaqur per sportistet qe kam nxjerre, te cilet edhe sot e kesaj dite me kujtojne dhe me respektojne kudo qe me shohin. Vetem kur me thone: “Profesor, si je?” dhe kjo eshte kenaqesia me e madhe. Dhe jo me edhe te nderohem tani nga Bashkia, jam me shume sesa i lumtur”./SHKODRA-SPORT.COM/