HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Vllaznia arrin akordin me një tjetër sulmues

EKSKLUZIVE/ Vllaznia arrin akordin me një tjetër sulmues

Shume emra ne diskutim, por duket se me njerin eshte arritur akordi. Vllaznia mesa duket eshte shume prane firmes me nje sulmues qe vjen nga Maqedonia e Veriut.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se behet fjale per Bujar Hajdarin. Ai ende nuk i ka mbushur 21 vjeç dhe eshte i gjate 1.92 metra. Drejtuesit kuqeblu e konsiderojne nje element te perspektives dhe nje zevendesues ideal per Balajn.

Gazeta po ashtu meson se lojtari ne sezonin e fundit ka luajtur me ekipin FK Skopje te Superliges maqedonase dhe ka qene ne fushe ne 27 ndeshje, duke shenuar njekohesisht edhe 6 gola dhe dhene nje asist.

Hajdari gati gjysmen e ndeshjeve i ka nisur si titullar me kete skuader te Superliges maqedonase dhe mosha e tij e re si dhe te dhenat fizike e tekniko- taktike, kane bere qe drejtuesit e Vllaznise ta ndjekin me kujdes dhe te tentojne ta bejne pjese te tyre.

Madje mesohet se sulmuesi shqiptar nga Shkupi diten e sotme ka mberritur ne Medjugorje duke iu bashkuar ekipit te Vllaznise ne stervitje. Si rrjedhoje mesa duket pritet vetem kthimi i ekipit ne Shkoder, per te hedhur edhe firme ne kontrate./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments