HomeKRYESOREReal Madrid nis përgatitjet për miqësoret e luksit, në fushë zbresin… 9...

Real Madrid nis përgatitjet për miqësoret e luksit, në fushë zbresin… 9 lojtarë

Reali i Madridit do të nisë sot përgatitjet për sezonin 2023-2024 në qendrën e vet stërvitore të Valdebebas. Por trajneri Karlo Ançeloti dhe përgatitësi fizik Antonio Pintus do të kenë nën urdhrat e tyre vetëm 9 lojtarë!

Kros, Sebajos, Mendi, Odriozola, Vajeho, Lukas Vaskez, Valverde, Brahim Diaz dhe Bellingam do të jenë lojtarët që do të nisin nga puna.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e lojtarëve do të bashkohen në ditët në vijim, teksa do të shijojnë disa ditë pushimi më shumë. Siç ka njoftuar klubi, përgatitjet do të nisin me analizat mjekësore, ndërsa pasdite do të nisë stërvitja në fushë.

Reali do të qëndrojë në Spanjë disa ditë para se të niset për në turin amerikan më 20 korrik. Reali do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore në Amerikë, ku përballë do të ketë skuadra gjigande si Milani, Juventusi, Barcelona e Mançester Junajtidi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments