Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJo vetëm koleksionimin e orëve mbretërore, Ronaldo do të investojë 770 milionë...

Jo vetëm koleksionimin e orëve mbretërore, Ronaldo do të investojë 770 milionë paund për prodhim

Kristiano Ronaldo di të tërheqë vë mendje edhe kur futbolli është në momente pauze, shembulli i shkëlqyer vjen nga marrëveshja faraonike që ylli luzitan ka firmosur me kompaninë e orëve “Chrono24”.

Ai është bërë aksioner në të për vlerën e 770 milionë paundëve për një përqindje të pazbuluar aksionesh. 38- vjeçari pozoi në rrjetin social “Instagram” përkrah themeluesit të kompanisë dhe drejtorit ekzekutiv Tim Straket: “Përshëndetje adhuruesit e orëve në të gjithë botën, ne kemi një lajm fantastik për ju. Kristiano Ronaldo sapo iu bashkua ‘Chrono24’ si aksioner”, shkruhej në mesazhin e postimit.

PASIONI PËR ORËT – CR7 gëzon një admirim të veçantë kur u referohemi orëve të shtrenjta, e ku marrin rëndësi te veçantë edhe detajet më të vogla. Për ta bërë më konkrete mjafton t’i hedhim një sy “gamës” së gjerë të Ronaldos, duke ia nisur me orën “Franck Muller” për vlerën e 1.6 milionë paundëve, që mban rekord në koleksionin e portugezit.

“Van Cleef & Arpels” me 474 diamante të bardhë nuk mund të lihet në hije si një kryevepër e kompanisë prestigjiozes “Hublot”, në shumën e 80 mijë paundëve. Jo para shumë kohësh, iberikasit i dhuruan orën speciale nga marka “Jacob and Co”, e ku pikërisht shënuesi më i mirë në historinë e futbollit shërbeu si reklamuesi i produktit. Xheorxhina Rodrigez po ashtu ka po aq shije të shtrenjtë ndaj këtij aksesori.

Rasti më tipik përkon me brendin “Rolex GMT-Master II” në ar të bardhë 18 gramë me diamante të prera në një stil të veçantë nga fabrika, që mendohet se vlen rreth 400 mijë paund. Pozimi për herë të parë me një model erdhi në Botërorin e Katarit, i cili tërhoqi jo pak vëmendje në shtypin e gjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments