Dënimi që pësoi skuadra bjelloruse Shakhtar Soligorsk bëri që Ardit Krymi të kthehet tek Vllaznia. Asnjëherë Krymi nuk e diskutoi se kuqeblutë janë zgjedhje e parë, një zgjedhje zemre.
Nje gje te tille e ka bere te ditur edhe ne nje interviste te dhene gjate dites se sotme per Star Plus TV kur eshte shprehur: “Vllaznia eshte gjithçka per mua, ajo me ka bere ky qe jam sot dhe i jam mirenjohes gjithe jeten. Duke pare edhe tifozerine qe ajo ka, e cila eshte e mrekullueshme, nuk desha t’i zhgenjeja dhe u riktheva serish te Vllaznia, sepse e kam thene gjithmone se ajo eshte zgjedhje zemre”.
Krymi nuk e përjetoi mirë humbjen e Vllaznisë me Lindfield në Konferencë League por është besimplotë se shokët e ekipit të tij do ta përmbysin atë humbje 3-1 për të gjetur kualifikimin.
Tek Vllaznia Krymi ka ardhur vetëm për një objektiv, fitimin e titullit kampion por është i qartë se nevojiten edhe disa përforcime.
Ardit Krymi mbylli aventurën me bjellorusët e Soligorks dhe vendosi të rikthehej si kuqeblu, duke firmosur një kontratë dy-vjeçare. I vetmi peng është se Krymi nuk do të mund ta ndihmojë Vllazninë në ndeshjen e kthimit të Conference League kundër skuadrës së Irlandës së Veriut, Linfield pasi nuk ka të drejtë aktivizimi.