Pankina e Vllaznise nuk ka mbetur per shume kohe bosh. Pas njoftimit per nderprerjen e bashkepunimit me trajnerin Elvis Plori, drejtuesit shkodrane kane gjetur edhe zevendesuesin e tij.
Ne fakt ai eshte nje emer shume i njohur i trajnimit shqiptar, Mirel Josa. Ky i fundit rikthehet per here te trete ne Shkoder per te drejtuar Vllaznine.
Lajmi behet i ditur permes nje tjeter komunikate zyrtare te shperndare nga klubi shkodran ku shkruhet:
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë te gjithe besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu.
I urojmë fat dhe suksese në permbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë!