Situata e krijuar tek Vllaznia në ndeshjet e fundit, ka bërë që drejtuesit e Vllaznisë të ndërmarrin një lëvizje tjetër për pankinën. Nga komunikata e klubit shkodran që sapo është shpërndarë, bëhet e ditur se Elvis Plori nuk do të jetë më trajner i kësaj skuadre.

Kjo lëvizje në pankinën shkodrane bëhet e ditura përmes një komunikate zyrtare të klubit Vllaznia ku shkruhet:

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të pare Elvis Plori. Falenderojmë trainerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë ketyre 2 viteve për ringritjen e klubit tone dhe i urojmë shumë suksese ne sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë”.

Por ndërkohë, tashmë mbetet për t’u parë se kush do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë? Me siguri që emri i ri do të mësohet shumë shpejt sepse skuadra nuk ka kohë për të humbur.

Një lëvizje e tillë mesa duket është bërë për të shpëtuar sezonin, sepse skuadra në ndeshjet e fundit nuk ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe tashmë duhet parë se kush do të jetë trajneri i tretë që do drejtojë Vllazninë në pjesën e mbetur të sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/