Menaxheret e futbollit çdo dite e me shume po behen nje faktor i rendesishem ne kete sport. Ashtu siç kemi futbolliste me emer, edhe menaxheret po shnderrohen ne persona shume te rendesishem te cilet me njohjet dhe aftesite e tyre kane bere levizje te bujshme ne futbollin europian e boteror.
Per fat te mire, çdo dite e me shume po shtohet edhe numri i menaxhereve shkodrane dhe shqiptare qe operojne ne kete fushe. Sot do te flasim per njerin prej tyre, pikerisht Elvis Bushajn i cili prej tre vitesh ka hapur edhe agjensine e tij te menaxhimit ne Greqi, duke qene njera prej tete agjensive qe funksionon ne kete vend.
Kush eshte Elvis Bushaj?
Ka lindur para 34 vitesh ne Shkoder, por vetem 1 vjeç e pak muajsh do te udhetonte bashke me familjen e tij drejt Greqise, vend ku vazhdon te jetoje e punoje edhe sot e kesaj dite.
Ne rinine e tij zgjodhi te luante futboll duke qene pjese e ekipeve te moshave ne klube te ndryshme, ndersa me te rinjte, ka luajtur per ekipin U19 Atromitos te Athines. Me pas me ekipin Athinaikos FC, per te vijuar me 5-6 ekipe te tjera po ne Greqi, derisa i erdhi fundi karrieres si futbollist.
Por Elvisi nuk hoqi dore nga ky sport dhe prej 6 vitesh ka nisur te punoje si menaxher futbolli. Prej 3 vitesh nderkohe ka edhe agjensine e tij te menaxhimit “Sport Generation” me seli ne qender te Athines (pikerisht ne Leoforos Irinis 32). Ne Greqi aktualisht jane 8 agjensi menaxhimi futbollistesh te liçensuara dhe njera prej tyre pra eshte e nje shqiptari, nje shkodrani- Elvis Bushajt.
Prioriteti i tij jane kryesisht futbollistet e rinj dhe deri tani ka arritur te kryeje rreth 40 transferta, shumicen e te cilave brenda- perbrenda Greqise, por se fundi ka filluar te beje transferta edhe ne Gjermani, Spanje dhe Portugali.
Pjese e “Sport Generation” jane edhe disa futbolliste shkodrane e shqiptare dhe Elvisi padyshim qe ne te ardhmen deshiron ta shtoje edhe me shume numrin e tyre, me idene per t’u dhene mundesine per te luajtur ne Europe. Madje, pikerisht per kete arsye, ditet e fundit ka qene ne Shqiperi, per te takuar dhe biseduar me disa prej futbollisteve qe shume shpejt do te behen pjese e agjensise se tij.
Nder emrat e futbollisteve shqiptare qe ka ne menaxhim permendim Petro Dodin, Ardit Lamajn, Mirsad Bushajn etj, nderkohe qe shume shpejt pjese e “Sport Generation” pritet te behet edhe ish- futbollisti i Vllaznise Flori Leka.
Vete menaxheri Elvis Bushaj ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej: “Futbollin e kam ne gjak dhe pa shume viteve ne fushe, tashme kam vendosur te kaloj ne menaxhim per t’i ndihmuar futbollistet te realizojne endrrat e tyre.
Kam krijuar agjensine time ketu ne Greqi e cila eshte nje nga 8 agjensite e licensuara dhe prioriteti im jane futbollistet nga 16-25 vjeç. Gjerat po shkojne mire dhe jam i bindur se ne te ardhmen, numri i futbollisteve qe do te transferojme do te rritet edhe me shume.
Une mendoj se “Sport Generation” eshte nje dritare e hapur edhe per te gjithe futbollistet shqiptare ne Greqi dhe jo vetem. Duam t’i ndihmojme dhe fale njohjeve dhe lidhjeve qe kemi, besoj se do t’ua bejme realitet endrrat e tyre”.
Gjergj KOLA