Donaldo Lari prej dy ditesh ka marre persiper nje detyre te re. Trajneri 28 vjeçar do te jete krahu i djathte i Altin Xhahyses ne pankinen e Terbunit. Ka qene ky i fundit qe e ka perzgjedhur ate dhe tashme sebashku kane nisur punen me ekipin.

Per Larin ne fakt, Terbuni nuk eshte i panjohur sepse disa vite me pare ka qene pjese e tij si futbollist, madje ne vitet me te arta te skuadres pukjane, pikerisht atehere kur ajo u shpall kampione e kategorise se pare dhe u ngjit ne Superlige.

Nderkohe pas lenies se futbollit, ka nisur punen si trajner moshash. E ka bere nje gje te tille ne fakt qe ne moshen 16 vjeçare kur krijoi ekipet e moshave ne Vau Dejes ndersa vitet e fundit ka punuar tek FC Basania ku pati jo pak suksese.

Me pas ka kaluar tek KF Murlani ku punoi si zevendestrajner i ekipit te pare perkrah Vahedin Pepajt ndersa tashme do te jete ne te njejten detyre tek ekipi i Terbunit. Donaldo Lari e ka marre me shume deshire kete pune dhe premton ta beje ne menyren me te mire te mundshme ate.

Kujtojme qe sivjet skuadra pukjane do te stervitet ne Shkoder ku si stafi ashtu edhe shumica e lojtareve do te jene nga ky qytet, me objektivin e qarte per ta rikthyer ate ne kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/