Është zhvilluar sot ceremonia e shpërndarjes së diplomave për pjesëmarrësit që mbyllën me sukses edicionin e pestë të kursit për video-analistë futbolli të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në këtë ceremoni, përveç drejtuesit të projektit Alarico Rossi, ishin të pranishëm edhe Drejtori Teknik, Fulvio Pea, Drejtori i Sektorit të Edukimit, Sulejman Starova si edhe zyrtarët e FSHF-së, Alban Tafaj e Sulejman Mema.
Në këtë edicion morën pjesë 25 kursantë, ndërsa e veçanta është se në këtë ceremoni u dha edhe diploma e 100-të e video-analistëve të përgatitur nga shkolla e FSHF-së, që siç e thotë edhe përgjegjësi për video-analizën në FSHF, Alarico Rossi, po kthehet në një histori suksesi.
Pjese e te diplomuarve ne kete kurs kane qene edhe dy shkodrane. Behet fjale per ish- arbitrin e njohur te futbollit Ditmar Jubica si dhe per Endri Manin. Ata tashme jane video-analiste te licensuar dhe mund ta ushtrojne aktivitetin e tyre ne çdo klub futbolli.
Profesioni i video-analistit të futbollit sa vjen e bëhet më i kërkuar në stafin teknik të çdo skuadre me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë dhe rëndësisë që ka marrë analiza e statistikave të çdo skuadre para ndeshje.