...
HomeKRYESOREE KRYER! Marrin fund dilemat për Lukakun, sulmuesi zbulon klubin e ri:...

E KRYER! Marrin fund dilemat për Lukakun, sulmuesi zbulon klubin e ri: Shkoj nesër për të firmosur

Romelu Lukaku do të rikthehet në Serinë A italiane dhe do të jetë pjesë e Romës.

Fjalët e Murinjos ku u shpreh se drejtuesit i kanë premtuar edhe një sulmues, tashmë po shkojnë drejt konkretizimit pasi Lukaku pritet të mbërrijë në Romë për të firmosur kontratën e re.

Vetë sulmuesi ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, ku për belgen “Het Laaste Nieuws”, ai u shpreh se ndihet tepër nervoz, duke qenë se do të shkonte në Romë për të firmosur kontratën e re. Tashmë, mbetet të shihet nëse gjërat do të zyrtarizohen apo do të ketë sërish paqartësi.

“Jam nervoz. Nesër do të udhëtoj direkt për në Romë që të firmos kontratën”, u shpreh Lukaku. Sulmuesi belg që e mbylli sezonin me Interin, do të kalojë te Roma në formë huazimi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.