HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkënderbeu forcon sulmin, federon edhe një nigerian

Skënderbeu forcon sulmin, federon edhe një nigerian

Pas kamerunasit Kabral, Skënderbeu ka kryer një tjetër afrim në merkato, duke kompletuar kështu repartin ofensiv. Orët e fundit me skuadrën korçare është federuar edhe nigeriani Ahanonu Franklin, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Turbinës, ku në 25 ndeshje (1866 minuta) arriti të realizonte 6 gola.

21-vjeçari do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Gvozdenoviç, që përveç Nikajt dhe Rashicës, tashmë do të ketë në dispozicion edhe sulmuesit e huaj, Fleçer, Ivan Kabrel, Moses Ajine dhe Franklin.

Vlen të theksohet se ky i fundit është në menaxhim nga drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi, i cili gjithashtu ka edhe licencën e menaxherit të UEFA-s.

Ndërkohë nigeriani tjetër 23-vjeçar Uçe Sabastine, ngelet ende në pritje dhe nuk rezulton akoma i federuar me skuadrën korçare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments