...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShënoi gol nga goditja e dënimit ndaj Vllaznisë, Mihana: Nuk donin që...

Shënoi gol nga goditja e dënimit ndaj Vllaznisë, Mihana: Nuk donin që ta gjuaja unë

Pas ndeshjes së mbyllur me shifrat 2-2, për “Panorama Sport” ka folur Redon Mihana, njeriu i momentit në Shijak, që dje u shfaq me një gol spektakolar nga goditja e dënimit. Ai tregon bisedat para golit dhe flet për dëmtimin e pësuar.

“Ndihem i ekzaltuar. Goditjen e dënimit dëshironte ta merrte njëri prej shokëve të skuadrës, por i thashë që të ma besonin mua.

Edhe trajneri Deliallisi, me bindje, ia bëri me shenjë që ta godisja unë. Por pasi minutat kalonin, mora goditje në këmbën e majtë dhe nuk mund të vazhdoja më tepër.

Është një dëmtim i lehtë, pa rrezik, siç më thanë mjekët në dhomat e zhveshjes. Uroj të jetë ashtu, pasi nuk dua të mungoj kundër Egnatias”, u shpreh Mihana.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.