Vllaznia e femrave e ka faktuar që është ekipi më i mirë në Shqipëri, teksa ka shkruar historinë duke marrë pjesë dhe në Champions League. Teksa tashmë vajzat shkodrane janë gati për sfidën e radhës.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran njofton për ndeshjen që Vllaznia do të luajë përballë kampioneve të Kosovës, Ep Com Hajvalia. Ndeshja do të luhet më 6 shtator, teksa ekipi kuqeblu kërkon mbështjetjen e tifozëve.

“Sfida e shumëpritur po afron!

Të mërkurën datë 06 shtator 2023, ora 18:00 të gjithë në stadiumin “Loro Boriçi” për të mbështetur kampionet tona në sfidën gjysmëfinale të grupit 7 të ‘UEFA Ëomen’s Champions League” ndaj kampioneve të Kosovës Ep Com Hajvalia!”


UEFA Women’s Champions League

Kalendari i ndeshjeve të Grupit 7

6 shtator 2023

1. Valur (ISL) – Fomget Gençlik (TUR)

Ora 12:00, stadiumi “Loro Boriçi”

2. Vllaznia (ALB) – Hajvalia (KOS)

Ora 18:00, stadiumi “Loro Boriçi”


9 shtator 2023

Humbësja e çiftit 1 – Humbësja e çiftit 2

Ora 12:00, stadiumi “Loro Boriçi”

Fituesja e çiftit 1 – Fituesja e çiftit 2

Ora 18:00, stadiumi “Loro Boriçi”