19 vjeçari shkodran Brajan Gruda do te jete pjese e kombetares U21 per dy ndeshjet e rradhes, ato qe do te zhvilloje fillimisht ndaj Ukraines me 8 shtator dhe me pas ndaj Kosoves me 12 shtator ne Prishtine.

Forma e tij e mire dhe debutimi tashme edhe ne Bundesliga 1 me ekipin e tij Mainz 05, kane bere qe trajneri i kombetares gjermane te 21 vjeçareve Antonio Di Salvo ta perfshije ate ne mes te 23 futbollisteve te grumbulluar per keto ndeshje.

Kuptohet qe ky eshte nje lajm i mire qe tregon edhe njehere tjeter se Gruda eshte vazhdimisht ne vemendje e stafit te ekipeve kombetare te Gjermanise teksa eshte pjese e tyre qe me ekipin U15.

Shkodrani i lindur ne Gjermani pas dy ndeshjeve si zevendesues kete sezon kunder Union Berlin dhe Eintraht Frankfurt, dje ka rregjistruar te paren ndeshje si titullar. Gruda e ka nisur nga minuta e pare sfiden e Mainz 05 ndaj Werder Bremen dhe ka qendruar ne fushe per 66 minuta.

Nje tregues ky qe ai po shihet me shume vemendje dhe si nje lojtar i se ardhmes, prandaj dhe jo me kot sot eshte pjese e kombetares U21 te Gjermanise.
Gjergj KOLA