Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMilani prezanton fanellën e parë të sezonit të ri

Milani prezanton fanellën e parë të sezonit të ri

Milani ka mbetur pa trofe këtë edicion, po në të riun shpreson që të ketë suksese më të mëdha.

Rossonerët kanë prezantuar edhe fanellat e reja për edicionin e ri, ku do të vazhdojnë të vishen nga kompania e veshmbathjeve ‘Puma’.

Gjiganti italian ka prezantuar fanellat e bardha të cilat janë tradicionale me vija të kuqe dhe të zeza.

Ndërkohë nuk mungon edhe ngjyra e bardhë që është në krahët e fanellave dhe në jakën e rumbullakët.

Fanellat e reja janë prezantuar nga treshja Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek dhe Rafael Leao. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments