HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Shpresonim të mos na binte ekip i largët', Orges Shehi reagon pas...

‘Shpresonim të mos na binte ekip i largët’, Orges Shehi reagon pas shortit të Partizanit me maltezët: Kujdes se nuk i dihet çfarë në pret

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, ka komentuar për “Panorama Sport”, shortin e Ligës së Konferencës që vendosi ekipin e tij në turin e parë përballë maltezëve të Marsashlok. Ai ishte i lumtur për faktin që skuadra kishte shmangur udhëtimet e gjata në vendet e Europës Lindore ku ka edhe diferencë ore.

“Ne shpresonin që të binte në short një skuadër e një qyteti jo të largët. E donim edhe për shkak të kohës, sepse ka ndryshime orari të theksuara kur udhëton larg. Një arsye tjetër është fakti që skuadrat e vendeve të largëta janë në aktivitet në këto momente.

Sa i përket cilësisë, çdo skuadër meriton vlerësim maksimal dhe nuk mendoj se duhet ta shohim nga emri, por duhet ta vlerësojmë, sepse nuk dihet se çfarë na pret.

Këto ditë do ta shohim Marsashlok me imtësi për tu përgatitur sa më mirë. Është një tur europian dhe të gjitha skuadrat kanë kualitet”, tha Shehi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments