FSHF ka bërë publike vetëm pak orë më parë, faktin se kanë përfunduar seleksionimet e ekipeve kombëtare të moshave në Itali. Më nga afër këtë seleksionime i ka ndjekur edhe legjenda Foto Strakosha, së bashku me Igli Taren.

Kështu, janë parë me kujdes të gjithë futbollistët e datëlindjes 2001-2006, të cilët kanë pasur edhe vëzhgimin e trajnerit të Shqipërisë, Kristian Panuçi.

Për dy ditë rradhazi ishin të pranishëm rreth 140 futbollistë, të cilët kërkuan të linin përshtypje të mira për të fituar fanellën e Shqipërisë.

Grupi të vëzhguesve të Kombëtares, është plotësuar me trajnerët e moshave, Alban Bushi, Nevil Dede, Elvin Beqiri dhe Armand Dama, të cilët kanë qenë në kryesimin e drejtorit teknik, Dzemal Mustedanagiç. /Shqiperia.ch/