HomeKRYESOREPaqe” mes Holandës dhe Francës, ndeshja mbyllet në barazim

Paqe” mes Holandës dhe Francës, ndeshja mbyllet në barazim

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja mes Holandës dhe Francës.

Të dyja skuadrat patën 3 gjuajtje drejt portës, teksa francezët dominuan me një avantazh të lehtë në kontrollin e topit. Holandës gjithashtu iu anulua një gol i Xavi Simons për pozicion jashtë loje.

Sakaq, nuk pati minuta për Kylian Mbappe edhe pse sulmuesi ishte në stol, megjithatë trajneri Didier Deschamps vendosi të mos e rrezikojë pas thyerjes së hundës në ndeshjen e parë ndaj Austrisë.

Ndeshja është e vlefshme për grupin D, për të cilin më herët luajtën Polonia dhe Austria, ndeshje që u mbyll me fitoren e kësaj të fundit 3-1.Me këtë rezultat në krye të grupit është Holanda me 4 pikë, ndjekur nga Franca me pikë të barabarta. Austria është në vendin e tretë me 3 pikë, teksa Polonia ka 0 pikë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments