HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkënderbeu nis merkaton, vijnë dy lojtarë nigerianë

Skënderbeu nis merkaton, vijnë dy lojtarë nigerianë

Dy afrime te Skënderbeu. Skuadra korçare mbylli një sezon shumë të mirë, teksa siguroi pjesëmarrjen në “Final 4”. Juglindorët duan të jenë edhe më të fortë sezonin e ardhshëm dhe po studiojnë alternativa të ndryshme për t’u përforcuar.

Presidenca i ka dhuruar dy lojtarë të rinj teknikut Ivan Gvozdenovic. Ata janë Chukunyere Emannuel dhe Akoama Gift.

Lojtarët nigerianë janë 19 dhe 20 vjeç. Dy afrimet e para të Skënderbeut pritet të zyrtarizohen gjatë javës së ardhshme.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit korçar po punojnë për të siguruar të tjera përforcime.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments